Loredana me bashkëpunim të ri

Loredana me bashkëpunim të ri

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të. Ndërsa dje ka publikuar projektin e saj të radhës me reperin me prejardhje nga Turqia, Meron. Projekti është titulluar “ Kein Problem”.

Vetëm disa orë pas publikmit, kënga ka arritur më shume se 450 mijë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv.

Loredana ka pasur një sukses të madh në projektin e saj të fundit “Eiskalt”, që e solli në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik. Kënga tani ka arritur më shume se 16 milionë klikime./21Media