Bashkëpunimi i tyre i parë

Bashkëpunimi i tyre i parë

Dy artistët e njohur të skenës, Tayna dhe Mozzik kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Edhe ti”, shkruan rtv21.tv

Muzika është punuar nga Cricket, tekstin e kanë shkruar Tayna dhe Mozzik, ndërsa miksimin dhe masterizimin e kanë bërë Lorenc Aliaj dhe Cricket.

Për anë vizuele është përkujdesur produksioni “Sekuencë”.

Ndryshe, Tayna dhe Mozzik kishin paralajmëruar se projekti i tyre do publikohet me 28 janar, mirëpo shpërndarja e këngës ”Edhe ti” pa lejen e artistëve i ka shtyrë Mozzikun dhe Taynën që ta publikojnë këngën sot./21Media