Një këngë e veçantë nga ish-vokalisti i "Machiato Band"

Një këngë e veçantë nga ish-vokalisti i “Machiato Band”

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Dardan Gjinolli publikoi këngën e re “Ëndrra”. Kënga erdhi e shoqëruar me videoklip, për të cilin u përkujdes “Loni Production”, transmeton rtv21.tv

Dardan Gjinolli është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore moderne.

Dikur ishte vokalist i njohur i grupit “Machiato Band”, ndërsa tash e një kohë ka vendosur të debutojë si solo artist duke shpallur edhe ndarjen “defakto” me Machiato Band.

Kujtojmë se disa nga këngët e këtij grupi ishin “Dy herë më vret”, “Premtimet”, “Te hanën të prita”, e të tjera./21Media