Publikohet bashkëpunimi i parë i pesë artistëve

Publikohet bashkëpunimi i parë i pesë artistëve

Gili, Enis Potoku, Linda Hakaj, Teuta Kurti dhe Vullnet Sefaja kanë bashkuar forcat për këngën e re kushtuar Mitrovicës.

Kënga titullohet “Mitrovica” dhe është publikuar me një video ku këngëtarët teksa këndojnë në prapavijë shfaqen imazhe të qytetit të Mitrovicës.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka shkruar Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Florent Boshnjaku.

Ky është bashkëpunimi i parë i pesë artistëve, të cilët i këndojnë qytetit të tyre Mitrovicës./21Media