Fifi rikthehet në “Kënga Magjike”, por këtë herë solo

Fifi rikthehet në “Kënga Magjike”, por këtë herë solo

Është publikuar në Youtube kënga “Marova” me të cilën këtë vit këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, garon në festivalin “Kënga Magjike”.

Kënga e zhanrit baladë ka marrë shumë komente pozitive, shkruan rtv21.tv

Melodinë dhe tekstin e ka punuar vet këngëtarja, teksa orkestrimin e ka bërë Kledi Bahiti.

Vitin e kaluar Fifi konkuroi në këtë festival me këngën “Psikopatja jote” në bashkëpunim me reperi e njohur Mc Kresha dhe kanë fituar vendin e tretë./21Media