Soni vjen me baladë

Soni vjen me baladë

Është publikuar në Youtube kënga “Shije tradhëtie” me të cilën këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj konkurron në festivalin “Kënga Magjike 2019”, shkruan rtv21.tv

Kompozimi i këngës është bërë nga Marjano Filipovski, tekstin e ka shkruar Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin janë përkujdesur Shpëtim dhe Drin Saraçi.

Kujtojmë se më 9 dhjetor të vitit 2018 është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të e festivalit “Kënga Magjike”. Çmimin kryesor e mori Flori Mumajesi me këngën “Plas”, vendin e dytë Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratata”, si dhe vendin e tretë Fifi dhe Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”./21Media