"Spirit" pjesë e filmit "The Lion King: The Gift"

“Spirit” pjesë e filmit “The Lion King: The Gift”

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Spirit” dhe është kënga e cila prinë koleksionin prej 14 këngës të filmit “The Lion King: The Gift”, përcjell rtv21.tv.

“Spirit” është publikuar e shoqëruar me videoklip në kanalin zyrtar të artistes në Youtube.

Beyonce për këngën “Spirit” ka thënë se është “një letër e dashurisë për Afrikën”.