Vesa shkëlqen në klipin e ri

Vesa shkëlqen në klipin e ri

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Tjetra”, të shoqëruar me videoklip, shkruan rtv21.tv

Vesa e ka shkruar tekstin e kësaj kënge dhe është kujdesur edhe për melodinë, Klevi Vallja dhe K-Master e kanë bërë ‘beat-in’, ndërsa projekti është prodhim i Kushtrim (K-Master) Berishës nga PINT Studios.

Për anën vizuele të këtij projekti është përkujdesur produksioni PINKMOON./21Media