Projekti i ri nga Dua Lipa

Projekti i ri nga Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar sot videoklipin e këngës “Break My Heart”, shkruan rtv21.tv

“Videoja muzikore e ‘Break my heart’ është e juaja, mund ta mbani. Faleminderit te secili që bëri të mundur këtë dhe punuan kaq shumë gjatë motit të çmendur -8 gradë, duke mbajtur edhe dorën time nëpër gripin më të keq të jetës sime. U tërhoqëm dhe bëmë diçka që me të vërtetë shpresojmë se do ta doni”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetin social Instagram për projektin e ri.

Dua Lipa do ta publikojë albumi e saj i ri, këtë të premte. Këngëtarja 24 vjeçare këtë albumin kishte planifikuar ta publikonte në muajin prill, por këtë po e bën që t’iu falë fansave të saj sado pak hare e gëzim, në kohën kur e gjithë bota është e mbyllur./21Media