Letra i takon vitit 1969

Letra i takon vitit 1969

Nobelistja shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu –Nëna Terezë kishte lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.

Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Emri i saj ka lënë gjurmë me veprat, dhe fjalët e saj, të cilat dëgjohen çdo ditë në mbarë botën.

Me rastin e 109 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Kisha Shën Mhillit në Gjakovë ka publikuar një letër monumentale të shkruajtur në gjuhën shqipe nga , Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze e papublikuar  më parë.

Letra e shkruajtur nga Nënë Tereza, mban datën më 18/3/1969 dhe i është drejtuar mbesës së saj, Files, që jetonte në Melburn të Australisë.

Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe. Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka vdekur më 5 shtator 1997./21Media