Kryeson Taylor Swift!

Kryeson Taylor Swift!

Prestigjiozja “Forbes” ka publikuar listën e 10 artistëve më të paguar për këtë vit, ku kryeson Taylor Swift. Superylli fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re rekordesh, miratimesh dhe përfundimit të turneut të saj më të fundit, duke u renditur në krye për të dytën herë në pesë vjet.

Pas saj u rendit West, me 150 milionë dollarë, falë rritjes së shitjeve të atleteve Yeezy.

Në vendin e tretë renditet Ed Sheeran, me 110 milionë dollarë të ardhura këtë vit, transmeton rtv21.tv

Dhjetë artistët më të paguar sipas Forbes për këtë vit:

1. Taylor Swift (185 milionë dollarë)

2. Kanye West (150 milionë dollarë)

3. Ed Sheeran (110 milionë dollarë)

4. The Eagles (100 milionë dollarë)

5. Elton John (84 milionë dollarë)

6. Jay Z (81 milionë dollarë)

7. Beyonce (81 milionë dollarë)

8. Drake (75 milionë dollarë)

9. Diddy (70 milionë dollarë)

10. Metallica (68. 5 milionë dollarë)

Revista “Forbes” për çdo vit publikon listën e personave të famshëm që janë paguar më shumë se artistët tjerë gjatë një viti./21Media