Publikohet lista e borxhlinjëve në DHP

Mbi 4.500 firma dhe qytetarë miliona euro borxh për tatim të papaguar

Lista më e re për borxhlinjë në Drejtorinë e të hyrave publike tregon se mbi 4.500 firma dhe qytetarë kanë miliona euro borxh për tatim të papaguar. Shumat më të mëdha i kanë borxh ndërmarrjet publike shtetërore, por edhe firmat private dhe kompanitë në falimentim.

Ndërmarrja publike për mbrojtje dhe mirëmbajtje të rrugëve rajonale dhe magjistrale edhe këtë herë shtetit i ka borxh rreth 7.5 milionë euro për tatim të vlerës së shtuar dhe tatim për fitimprurje. Ndërmarrja publike “Hekurudhat e Maqedonisë” përsëri kanë borxh prej 756 mijë euro për tatim të vlerës së shtuar.

Radiotelevizioni i Maqedonisë ka borxh 1.7 milion euro, dhe numër i madh i kompanive private dhe borxhlinjë individual./21Media

Back to top button