Haxhibegiq ka “dënuar” dy futbollistët serbë

Haxhibegiq ka “dënuar” dy futbollistët serbë

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Në listë gjendet edhe sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj që ishte kapiten kundër Kosovës në qershor në barazimin 1:1.

Megjithatë trajneri i Malit të Zi i ka “dënuar” dy futbollistët serbë: Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, të cilët nuk deshën të luanin kundër Kosovës, duke mos i ftuar fare për dy ndeshjet e muajit tetor.

Portierë:Danijel Petkoviq (Anze, France), Milan Mijatoviq (Levski, Bulgaria), Andrija Dragojeviq (Pyunik, Armenia);Mbrojtës: Stefan Saviq (Atletico Madrid, Spain), Marko Simiq (Pahtakor, Uzbekistan), Zarko Tomasheviq (Astana, Kazakhstan), Adam Marushiq (Lazio, Italy), Dushan Lagator (Sochi, Russia);Mesfushorë: Nikola Vukçeviq (Levante, Spain), Marko Veshoviq (Legia Warsaw, Poland), Vladimir Jovoviq (Jablonec, Czech Republic), Marko Jankoviq (SPAL, Italy),Alexander Shçekiq (Partizan, Serbia), Nebojsha Kosoviq (Cairat, Kazakhstan), Aleksandar Boljeviq (Standard Liege, Belgium), Sead Hakshabanoviq (Norrkoping, Sweden), Vukan Saviçeviq (Wisla Krakoë, Poland), Danny Hoçko (Muskron, Belgium);Sulmues: Fatos Beqiraj (Maccabi Netanya, Israel) and Stefan Mugosha (Incheon United, South Korea).