Publikohet lista e Kosovës U20

Të hënën më 27 qershor grumbullohet Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll, e cila në muajin korrik do të garojë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.
Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ndërsa në ndërkohë do të vendosë për ekipin final.
Grumbullimi mbahet në Gjakovë, ndërsa në të korrikut planifikohen edhe dy ndeshje përgatitore. Grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 12.00 në Hotel Apoloni. Kombëtarja U20 do të ushtrojë nga dy herë në ditë.
Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën. Evropiani U20 është prej 16 deri më 24 korrik.
Federata e Hendbollit e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të cilën mund ta shihni KËTU ./21Media

Back to top button