Pesë librat më të shitura

Pesë librat më të shitura

Është mbyllur “Panairi i Libirit”, i cili qëndroi i hapur për pesë ditë rresht. Shoqata e Botuesve të Kosovës ka publikuar listën me librat më të shitur sivjet.

Sa u përket librave të shkrimtarëve vendor më i shituri është ai i Albatros Rexhaj “Kthimi”, Veton Surroi ka rënë për një vend më poshtë nga viti i kaluar, si vjet ai është i dyti më librin “Lopa e makiatos”, shkruan rtv21.tv.

Vendi i tretë i ka takuar Ismail Kadaresë- Vepra e plotë në prozën e shkurtër, i katërtit Diola Dosti- Baftiu- Mësimet e Diolës dhe i pesti Sabit Uka- Vepra për Sanxakun e Nishtit.

Tek shkrimtarët e përkthyer ka prirë Daniel Goelman me librin “Inteligjenca emocionle”, në vendin e dytë Françios- Henri Deserable- “Njëfarë z. Piekienly”, në të tretin është Robert Elsie me librin “Fistet shqiptare” , në të katërtin Elena Ferranteme “Histroia e vajzës së humbur”, dhe vendi i pestë i ka takuar Yuri Harari- “Homo Deus”.

Panairi i Librit është haur më 5 qershor dhe ka zgjatur deri më 10 qershor në të cilin u prezantuan mbi 1 mijë e 400 tituj.

Panairi i ardhshëm do të mbahet nga data 4 deri 19 qershor 2019./21Media