"E ka pushtu krejt botën shqipja me dy krena"

“E ka pushtu krejt botën shqipja me dy krena”

Reperi i njohur kosovar, Capital T sot publikoi projektin e radhës.

“Mercy” titullohet kënga e reperit, të cilën e ka në bashkëpunim me reperin e njohur, Moe Phoenix, si dhe me Jumpa-n.

Capital T këndon këngën në gjuhën shqipe, ndërsa dy reperët tjerë në gjuhën gjermane.

Në një pjesë të këngës Capital T thotë: E ka pushtu krejt botën shqipja me dy krena, shkruan rtv21.tv

Titulli i këngës është në gjuhën franceze “Mercy”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Mëshirë”.

“200 Dite” është projekti paraprak muzikor i artistit në bashkëpunim me grupin TNT. Kënga është publikuar më 18 maj dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./21Media