Genta Ismajli në lidhje dashurie

Genta Ismajli në lidhje dashurie

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun. Ajo komentohet shumë edhe për bukurinë dhe stilin e saj.

Genta bënë pjesë në grupin e këngëtarëve që jetën e saj private arrin ta mbajë larg syrit të mediave, shkruan rtv21.tv

35 vjeçarja duket se tashmë e ka gjetur dashurinë e saj. Genta është në lidhje me biznesmenin turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Javën e kaluar në rrjetet sociale qarkulluan video të dyshes, ku shiheshin duke u puthur e shoqëruar njëri-tjetrin nëpër festa.

Kurse, tashmë është shpërndarë edhe një fotografi e tyre e përbashkët.Dyshja afër njëri-tjetrit duken të lumtur.

Sa i përket punës, Genta muajin e kaluar ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me njërin prej artistëve turq, mirëpo nuk ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares është “Zjarr”. Deri tani kënga numëron më shumë se dy milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media