Festivali nis më më 16 korrik

Festivali nis më më 16 korrik

Kanë mbetur vetëm një javë para fillimit të edicionit të 11-të, të festivalit të filmit “PriFest”.

PriFest11 këtë vit do të shfaq 70 filma kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe do të zhvillojë aktivitete dhe workshope të shumta përgjatë datave 16-21 korrik.

Filmat do të shfaqen në 4 lokacione: në Teatrin Kombëtar, ku është edhe lokacioni kryesor, në Kino ABC, në Kino Armata si dhe Open Air në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në mënyrë që të paralajmërohet ajo që do të ndodh gjatë ditëve të festivalit tashmë janë realizuar edhe promot e këtij edicioni.

Promon zyrtare mund të gjeni më poshtë si dhe në kanalin zyrtar të “PriFest” në YouTube dhe në website-n zyrtar të festivalit http://prifest.org/.