Publikohet raporti hulumtues për pasurinë e përbashkët

Hulumtimi ka identifikuar problemet me të cilat përballen gratë

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizon sot nga ora 10:00 tryezë diskutimi me rastin e publikimit të raportit të hulumtimit rreth pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të diskutohet mbi të gjeturat dhe rekomandimet që dalin nga ky raport.

Ky hulumtim ka identifikuar problemet me të cilat përballen gratë gjatë procedurave gjyqësore të divorcit, ndarjes së pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare.

Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit “Puna ime, pasuria ime”, i cili mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

 

Back to top button