Mbi 31 milionë euro u shpenzuan në mirëmbajtjen e rrugëve

Publikohet raporti i procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve

Zyra Kombëtare e Auditimit publikoi raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve”. Raporti përmbanë informata lidhur me proceset e prokurimit dhe është arritur qëllimi për mirëmbajtjen e rrugëve. “Gjatë viteve 2013 -2015 Organizatat Buxhetore kishin shpenzuar mbi 31 milionë euro në mirëmbajtjen e rrugëve. MI kishte shpenzuar më së shumti me 29%, e pasuar nga Komuna e Prishtinës (KP) me 10% e pastaj pasojnë Komunat tjera me pjesën e mbetur. Sipas të dhënave në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) gjatë periudhës 2013-2015, në këto dy lloje të kontratave janë përfshirë gjithsej 42 Organizata Buxhetore (OB) dhe mbi 200 Operatorë ekonomik (OE)”, thuhet në raport.

Auditimi është fokusuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Prishtinës, si shpenzuesit më të mëdhenjë për mirëmbajtje të rrugëve në nivel kombëtar.

“Kontrollet e brendshme jo adekuate në procesin e prokurimit të mirëmbajtjes së rrugëve si në Ministrinë e Infrastrukturës e ashtu edhe në Komunën e Prishtinës kanë pasur për pasoj planifikimin jo adekuat të nevojave, mos sigurimin e konkurrencës së mjaftueshme, lidhjen e aneks kontratave, dhënien e kontratave jo në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik si dhe raportim jo të rregullt dhe të plotë për punët e kryera”, thuhet mes tjerash në raportin e Auditmit./21Media

Back to top button