Një version ndryshe i "Plas"

Një version ndryshe i “Plas”

Është publikuar në Youtube remixi i këngës “Plas” me të cilën këngëtari i mirënjohur, Flori Mumajesi fitoi festivalin “Kënga Magjike 2018”, shkruan rtv21.tv

Në ditën e fundit të këtij viti, Klajdi Haruni, Bruno, Andrea dhe Flori sollën në një version ndryshe këngën  “Plas”.

“Në ditën e fundit të këtij viti menduam t’iu dhurojmë diçka me energji pozitive, duke lënë pas gjithçka jo të mirë që ka lënë 2019 e duke iu uruar një vit plot shëndet në çdo familje . Voluuuum kërceni, kënaquni, gëzoni. Plas”, ka shkruar Klajdi Haruni në Instagram për projektin e ri.

Ndryshe, versioni origjinal i këngës ka arritur mbi 19 milionë klikime në Youtube./21Media