Ava Max po shijon suksesin e këngës

Ava Max po shijon suksesin e këngës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max ka publikuar sot remixin këngës “So Am I”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale ku numëron mijëra ndjekës, përcjellë rtv21.tv

Në vetëm pak orë ky remix ka arritur të marrë shumë komente pozitive nga fansat e artistes, madje disa prej tyre e cilësuan edhe më të mirë se versionin origjinal.

Artistja me origjinë shqiptare në një intervistë së fundmi edhe zbuloi mesazhin që bartë kënga, “So Am I”, e që është të duash dhe pranosh vetë ashtu siç je.

Ava Max ka gati albumin e parë debutues që përmban gjithësej 14 këngë, por që ende nuk dihet një datë e saktë për publikimin e tij.

“So Am I” është publikuar më 7 mars të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 21 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media