Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit

Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit

Së shpejti në të gjitha kinematë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të shfaqet filmi “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, shkruan rtv21.tv

Prezantuesi i njohur dhe aktori kryesor i filmit Ermal Mamaqi, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram trailerin e këtij filmi.

“Së shpejti *2Gisht Mjalt* në të gjitha kinematë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni”, ka shkruar Ermali krahas videos, teksa nuk e ka bërë të ditur datën se kur do të shfaqet filmi.

Aktorët tjerë të njohur që do të jenë pjesë e këtij filmi janë: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Olta Daku, Eglein Laknori, Blerim Destani e të tjerë./21Media

 

View this post on Instagram

 

Së shpejti 2Gisht Mjaltë në të gjitha Kinematë. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni 😊 @elvanagjataaaa 💥💥💥

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on