Filmi do të shfaqet nga 18 tetori i këtij viti

Filmi do të shfaqet nga 18 tetori i këtij viti

Është publikuar traileri i parë i flimit, “Maleficent: Mistress of Evil”, që në role kryesore ka aktoret e njohura me famë botërore, Angelina Jolie dhe Elle Fanning.

Ky trailer vjen pothuajse pesë vjet që nga publikimi i pjesës së parë të këtij filmi, “Maleficent”, përcjell rtv21.tv

Nga ky trailer nuk është që zbulohet shumë se si do të vijojë ngjarja dhe kush është personazhi negativ në film, mirëpo përmes kësaj video zbulohet që pjesë e tij do të jetë edhe aktorja e njohur, Michelle Pfeiffer në rolin e Queen Ingirth.

Filmi do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 18 tetor të këtij viti./21Media