Publikohet traileri i “Hocus Pocus 2”

Është publikuar traileri i filmit të Disney+ “Hocus Pocus 2”.
Filmi ribashkon Bette Midler, Saraha Jessica Parker dhe Kathy Najimy.
“Kanë kaluar 29 vjet që kur dikush ndezi qiriun e flakës së zezë dhe ringjalli motrat e shekullit të 17-të dhe ato janë në kërkim të hakmarrjes. Tani u mbetet tre nxënësve të shkollave të mesme të ndalojnë shtrigat e pangopura, duke bërë një lloj të ri kërdie në Salem para agimit në prag të All Hallow’s Eve”, përshkruhet filmi.
Në rolet tjera luajnë Sam Richardson, Doug Jones, Hannah Waddingham, Whitney Peak, Belissa Escobedo, Lilia Buckingham, Froyan Gutierrez dhe Tony Hale.
Filmi është nën regjinë e Anna Fletcher dhe do të lansohet më 30 shtator./21Media

Back to top button