Publikohet trileri i filmit “Illyricum”

Është publikuar trileri i filmit të parë të metrazhit të gjatë për ilirët “Illyricum”. Premiera e këtij filimi pritet që të shfaqet me 22 korrik në Pula Film Festival.
Për realizimin e filmit janë bashkëngjitur si bashkë-producentë katër shtete, Kroacia, Italia, Sllovenia dhe Kosova.
Filmi “Illyricum”, është me regji dhe skenar të kroatit Simon Bogojevic Narathit. Producentja e këtij filmi është Ankica Juric Tilic, nga produksioni “Kinorama”. Nga Kosova si coproducent i këtij filmi është edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu i cili njëherit do të luaj edhe si aktor.
Aktorë të filmit janë: Labeat Bytyçi, Ylber Bardhi, Kushtrim Hoxha, Ilir Prapashtica, Selman Lokaj, Lulzim Bucolli, Rina Krasniqi, Dukagjin Podrimja, Armend Smajli, Bujar Ahmeti, Ali Demi, Gani Morina dhe Dukagjin Podrimaj./21Media

 

Back to top button