Pushime romantike

Pushime romantike

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri po shijon pushimet në Santorini të Greqisë, shkruan rtv21.tv

Butrinti nuk është vetëm atje, ai po shoqërohet nga një vajzë.

Në rrjetin rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 800 mijë ndjekës, Butrinti ka publikuar video, në të cilën shihet se në tavolinë përballë tij është e ulur një vajzë.

Këngëtari nuk e ka zbuluar emrin e vajzës brune që po e shoqëron në Santorini.

Ndryshe projekti i fundit muzikor nga Butrintit  është “Dream Girl” që e solli në bashkëpunim me Nimo. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi shtatë milionë klikime në Youtube./21Media