Video pjesë e dokumentarit të Soccer Aid për UNICEF

Video pjesë e dokumentarit të Soccer Aid për UNICEF

Është publikuar dokumentari i Soccer Aid që është realizuar për UNICEF-in, ku pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëherësh edhe ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Artistja shqiptare është pjesë e këtij dokumentari në kuadër të vizitës së saj që e pati në muajin prill të këtij viti në Kosovë, përcjell rtv21.tv

Rita në prill vizitoi vendlindjen për të parë se si UNICEF, po financon infermieret lokale, të cilat shkojnë derë më derë, dhe ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Nga kjo vizitë është publikuar edhe videoja në të cilën artistja shqiptare rrëfen që edhe pse lufta ka mbaruar në vitin 1999, ka ende familje që jetojnë në varfëri. Në video Rita rrëfen edhe jetesën e vështirë të Antigonës, nënë e dy fëmijëve, jeta e së cilës ndryshoi krejtësisht në moshën 12-vjeçare kur babai i vdiq nga kanceri.

Ky dokumentar është transmetuar mbrëmë në Soccer Aid për UNICEF në ITV. Krahas këtij dokumentari, këngëtarja shqiptare në skenën e Soccer Aid performoi këngën e saj më të fundit, “Ritual”.

Unicef UK Ambassador Rita Ora performing at half time Soccer Aid for Unicef

“Ritual” është publikuar më 30 maj dhe është në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue. Kënga deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./21Media