Publikohet videoklipi i shumëpritur

Publikohet videoklipi i shumëpritur

Rita në bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blue, mbrëmë ka publikuar videoklipin e bashkëpunimit me Dj Tiesto dhe Jonas Blue.

Videkolipi i këngës “Ritual” është publikuar në kanalin zyrtar të Dj Tiestos, në Youtube, në klip, artistja shqiptare duket shumë atraktive.

Këtë këngë Rita e këndoi edhe gjatë performancës së saj që e pati më 16 qershor në stadiumin ‘Stamford Bridge’ të Londrës.


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita këtë bashkëpunim e pati konfirmuar pak ditë para publikimit të saj në versionin audio më 31 maj.

Në versionin audio të publikuar në YouTube, “Ritual” deri tani numëron mbi 4 milionë klikime.

Kurse, përmes një video të publikuar në Instastory Rita ka treguar se do të performojë në “Alba Festival” më 29 qershor në qytetin e Cyrihut. Këtë lajm ajo e dha edhe në gjuhën shqipe dhe në atë angleze.

“Kce me mu në Alba Festival, të dua shumë“, janë fjalët që Rita i thotë në këtë video të publikuar në Instagram.

 

“Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes që është në bashkëpunim me Kygon dhe kënga është kolonë zanore e filmit, “Pokemon: Detective Pikachu”. /21Media