Bebe Rexha, David Guetta dhe J Balvin publikojnë videoklipin

Bebe Rexha, David Guetta dhe J Balvin publikojnë videoklipin

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundi ka bashkëpunuar me artistin spanjoll, J Balvin dhe DJ-n e njohur botëror, David Guetta.

Artistët kanë bashkuar forcat në këngën “Say My Name” e cila është publikuar në fillim vetëm në versionin audio, shkruan rtv21.tv

“Say My Name” tashmë është vizualizuar edhe me videoklip, i cili është publikuar në kanalin zyrtar të David Guetta-s, në Youtube.

Ky është bashkëpunimi i parë i të tre artistëve, ndërsa bashkëpunimi i dytë për Bebe Rexhen dhe David Guetta-n. Këta të fundit e patën publikuar këngën, “Hey Mama” e cila ishte në bashkëpunim edhe me rep-artisten amerikane, Nicki Minaj, në vitin 2015./21Media