Bebe flet për fotografinë nudo, një person nuk e mbështeti atë!

Bebe flet për fotografinë nudo, një person nuk e mbështeti atë!

Më 30 gusht, artistja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, festoi ditëlindjen e 30-të. Po atë ditë ajo ndau një imazh, me të cilin theu rrjetin, por sipas autores asgjë nuk ishte e planifikuar.

“Betohem se nuk e planifikova”, i tha Bebe E News! Ajo tha se ishte duke u përgatitur për një koncert, kur i tha stilistit të saj që ta kap atë moment nga kamera.

Bebe kujtoi se ishte duke menduar: “Wow, po dukem seksi dhe nuk e di nëse do të dukem ndonjëherë kaq seksi dhe po ndjehem mirë për veten, kështu që do ta postojë këtë fotografi”.

Pavarësisht mbështetjes nga njerëzit për të shpërndarë fotografinë që zbuloi gjithçka, një person nuk e mbështeti atë.

“Jam e rritur tashmë. Babai im më tha “Oh Zoti im. Largoje këtë fotografi. Ndërsa unë i thashë, jo nuk do të ndodhë”, tha artistja e njohur ndërkombëtarisht.

30-vjeçarja gjithmonë flet hapur edhe për jetën e saj personale, ndjenjat, frikën dhe mungesën e vetëbesimit. Ajo tha se më herët nuk kishte aq shumë vetëbesim, por kjo ndryshoi kur ajo filloi ta donte më shumë veten.

“Është shumë e rëndësishme të thuash gjëra të mira për veten. Unë fillova të them gjëra të mira për veten dhe ta pranojë veten”, shtoi ajo.

Të rikthehemi te ana profesionale, projekti i fundit i saj është “Not 20 anymore”, që e solli pikërisht për ditëlindjen e saj./21Media