Një pronar shtëpie ka ndarë pamje të tmerrshme të një gjarpri të madh që shkel pronën e tij

Një pronar shtëpie ka ndarë pamje të tmerrshme të një gjarpri të madh që shkel pronën e tij

Pronari i një shtëpie në Australi ndau një video të tmerrshme të një gjarpri të madh duke u përpjekur për të gjetur një rrugë për në shtëpinë e tij.

Pamjet tregojnë një gjarpri afro tre metra kalon murin e jashtëm të shtëpisë australiane.

Pronari Robbie Knills, ishte duke punuar kur vuri re se gjarpri gjigant i erdhi si “mysafir i papritur”, transmeton rtv21.tv.

Pas shikimit të gjarprit përgjatë oborrit, pronari u trondit kur pa se sa shpejt mund të ngjitej në muret e shtëpisë së tij.

“Nuk e dija se mund të ngjiteshin në shtëpi si kjo – pesë minuta më vonë dhe unë do të kisha patur frikë nga jeta ime”, tha Knills.

Ai tha se fillimisht ishte i frikësuar nga gjarpër, por tani është bërë mjaft i dashur për atë. “Unë nuk e shqetësoj atë dhe ai nuk më shqetëson,” tha pronari.

Imazhi u shpërnda në internet me titullin: “Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbajmë dritaret e mbyllura, madje edhe në katin e dytë”./21Media