TMZ: H&M ne zjarr pasi në reklamë shfaqi fëmiun me ngjyrë, i veshur me bluzën me mbishkrim "Majmuni më cool në xhungël"

TMZ: H&M ne zjarr pasi në reklamë shfaqi fëmiun me ngjyrë, i veshur me bluzën me mbishkrim “Majmuni më cool në xhungël”

Është fillimi i vitit 2018, por kompania e njohur H&M mori titullin “Kompania jashtë rrjedhave” pasi në faqen e saj të internetit në Mbreterinë e Bashkuar publikoi reklamën raciste.

Dyqani i rrobave u kritikua pasi në reklamën e saj shfaqi një fëmijë afrikano-amerikan i cili kishte veshur një bluze që mbante mbishkrimin “Majmuni më cool në xhungël”.

Reklama është larguar nga faqja e “H&M” dhe kompania ka kërkuar falje “Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për fyerjen e njerëzve me këtë imazh, foto është hequr nga të gjitha kanalet online dhe produkti nuk do të jetë në shitje në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ndër tjera në shkresën e kerkim faljes./21Media