Pulisic: Jam në formë shumë të mirë

Pulisic: Jam në formë shumë të mirë

Sulmuesi i Chelsea-it, Christian Pulisic ka thënë se është duke u ndjerë shumë mirë para ndeshjes kundër Cubas, që do të zhvillohet të premten.

Sulmuesi është duke kaluar një periudhë të vështirë te Chelsea, pasi në javët e fundit ka qëndruar në stol.

Pavarësisht kësaj, 21-vjeçari mendon se është në gjendje të mirë për të luajtur.

“Ndihem mirë. Kam besim në vetën time. Nuk do të lë asnjë që të ketë efekt te unë. Ndihem mirë dhe do të jap më të mirën këtë ndeshje”, deklaroi ai.

I pyetur për situatën e tij në Stamford Bridge, amerikani injoroj pyetjen.

“Jam i fokusuar me kombëtaren e Amerikës, kjo është gjëja e vetme që është në mendjen time për momentin”, përfundoi ai.

Amerika do të ballafaqohet me Cuba-n, të shtunën duke filluar nga ora 1:00.