Haradinaj falënderon ish-sekretaren

Haradinaj falënderon ish-sekretaren

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Haradinaj u shpreh falënderues ndaj ish-sekretares Albright për angazhimin e saj dhe ShBA-së për çlirimin e Kosovës.

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit sërish shprehi admirimin që ka për popullin e Kosovës dhe tha se është privilegj për të që të marr pjesë në këtë përvjetor.

Në shenjë mirënjohje, kryeministri i dhuroi një pullë postare ish- sekretares.

Pas marrjes së pullës postare me portretin e saj, Albright tregoi se që nga fëmijëria gjeografinë e kishte mësuar pikërisht nëpërmjet pullave postare. Ajo ndjehet shumë krenare që tashmë Kosova është një vend gjeografikë me pulla postare./21Media