Nderohet puna dhe kontributi i aktorit nga Gjakova

Nderohet puna dhe kontributi i aktorit nga Gjakova

Ministria e Kulturës dhe Posta e Kosovës kanë prezantuar pullën postare me portretin e aktorit Hadi Shehu, shkruan rtv21.tv

Ministri në largim, Kujtim Gashi së bashku me përfaqësuesit e Postës së Kosovës, pritën në takim familjarët e aktorit, me ç’rast ua dorëzuan pullën postare si shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë nga Shehu.

Lansimi i pullës postare dedikuar aktorit Hadi Shehu, është vlerësim i lartë për figurën e tij në artin vendor si një prej artistëve të veçantë, i cili ka lënë gjurmë në skenën kulturore në vendin tonë duke luajtur në role kryesore në dhjetëra filma artistik”, ka shkruan Gashi në Facebook.

Kujtojmë se Shehu ka vdekur në mars të vitit 2017. Gjatë karrierës së tij si aktor, ai ka luajtur në dhjetëra filma artistik si: “Gjurmë të bardha”, Kur pranvera vonohet”, “Era dhe lisi”, etj.

6 muaj pas vdekjes së aktorit, Kuvendi Komunal i Gjakovës vendosi që Teatri i Qytetit të marr emrin e aktorit Hadi Shehu./21Media