Haradinaj nuk e mohon se ka pasur punësime pa kritier profesional

Haradinaj nuk e mohon se ka pasur punësime pa kritier profesional

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj në DebatPernime nuk e mohoi se në Postën dhe Telekomin e Kosovës, ka punësime partiake, që ai e quajti punësime të cilat nuk duken se janë të bazuara në kritere profesionale.

Haradinaj tha se drejtori i postës aktualisht është kandidat për deputet në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Çka ka ndodhë me Telekomin prej se e kemi marrë na?. Të gjitha kontratat që janë kanë rëndu që është mendu që nuk janë biznesore nuk e rëndojnë ma Telekomin, mos të kish ardh kjo qeveri me e liru telekomin prej atyre kontratave me siguri nuk kishim fol as telepunësim as kurgjo po telebankort”, tha Haradinaj duke shtuar se Telekomi është ende funksional./2Media