Protestuan Sindikalistët e Shërbimit Korrektues

Loading...

Protestuan Sindikalistët e Shërbimit Korrektues

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë mbajtur sot protestë, përmes së cilës kanë kërkuar që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.

Protestuesit kanë paralajmëruar edhe një protestë për të enjten.

Kryetari i Sindikatës, Zenun Sadikaj ka thënë se duan që t’iu plotësohen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkohë që ka kërkuar nga presidenti të mos e dekretojë Ligjin për Pagat.

“President mos e nënshkruaj Ligjin për Paga. Ky Ligj është diskriminues për ne dhe për një numër të madh të punëtorëve në sektorin publik. Nëse askush nuk e dërgon këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese, ne do ta bëjmë këtë”, ka thënë Sadikaj.

Së fundmi në Kosovë, të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënaqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhen ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve.