Protesta fillon nga ora 08:00

Loading...

Protesta fillon nga ora 08:00

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë paralajmëruar se sot do ta mbajnë një protestë, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.

Protesta është paraparë të fillojë para orës 08:00 para Drejtorisë dhe të përfundojë te Porta Zero në orën 09:00. Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.

Së fundmi në Kosovë, të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënaqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhen ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve.