Kjo shumë i bashkohet donacionit të kompanisë

Kjo shumë i bashkohet donacionit të kompanisë

Punëtorët e KEDS/KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 mijë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kjo shumë është mbledhur brenda një dite të vetme nën organizimin e përbashkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE).

Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga tërmeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të japë kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja. Kjo shumë i bashkohet donacionit të vet kompanisë që e ka dhënë më herët menjëherë pas tërmetit. Por, ndihma shtesë, jashtë këtij organizimi, kanë dhënë punëtorët në mënyrë individuale, madje duke dërguar ndihma edhe direkt në vendet e afektuara nga kjo fatkeqësi“, thuhet në njoftimin e KEDS-it.