Sadiku: Po tentohet të minimizohet roli i punëtorëve të KEK-ut

Sadiku: Po tentohet të minimizohet roli i punëtorëve të KEK-ut

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka protestuar duke kërkuar marrëveshje kolektive në nivel të KEK-ut, dhënie të pagës jubilare në vazhdimësi, rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, rishikimi të ligjit për paga dhe rritje të shujtës së ushqimit.

Kryetari i Sindikatës, Nexhat Llumnica u bëri thirrje gjitha institucioneve që t’i kenë parasysh këto kërkesa dhe mos t’i shtynë punëtorët që të dalin rrugëve.

Ne iu bëjmë thirre që mos të na nxisin të dalim në protesta, por ato të zbatohen”, tha Llumnica.

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër Selatin Sadiku tha se me vendimet e fundit të institucioneve po tentohet të minimizohet roli i punëtorëve të KEK-ut  duke i barazuar ata me shërbyes të civil.

Me vendimet e fundit po tentojnë të na barazojnë me administratë dhe shërbyes civil. Për mirëqenien tonë të KEK-ut ne duhet të japim sa më shumë, por dhe menaxhmenti duhet që të angazhohet në realizmin e kushteve të punëtorëve”, tha Sadiku.

Realizim të kërkesave kërkoi dhe kryetar i sindikatës Kosova B, Muharrem Gashi. Ai tha se kërkesat duhet të realizohen dhe se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen ato.

Mbështetje këtyre protestuesve iu dha dhe kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj dhe ai i KOST-it, Adem Gashi.