Punëtorët e larguar nga KEDS-i kërkojnë kthimin në punë

Paralajmërohen protesta deri në arritjen e qëllimeve të punëtorëve të larguar nga puna

Me pankarta në duar, me mbishkrime “KEDS po e sfidon gjyqësorin”, “Gjyqtarë pse po heshtni”, punëtorët e larguar nga KEDS sot protestuan para Gjykatës Themelore dhe para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Remzi Demaj nga njësia e distriktit të Prishtinës tha se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces.

Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve.

Ndërsa, Musa Nimani nga njësia e distriktit të Mitrovicës tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë edhe nga gjykata e Strasburgut drejtësi, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë.

Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizreni kërkoi që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS-it.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë edhe më 23 janar 2019. Punëtorët në Prokurorinë Themelore kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it, i cili nuk po e respekton vendimin për kthimin e punëtorëve në punë.

Back to top button