Punëtorët e larguar të KEDS-it kërkojnë rikthimin në vendet e punës

Ata kanë dorëzuar edhe një kallxim penal ndaj menaxhmentit të kompanisë KEDS

Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ata kanë dorëzuar edhe një kallxim penal në Prokurorinë Themelore ndaj menaxhmentit të kompanisë KEDS.

Avokati, Nasuf Hasani ka thënë se kanë dorëzuar një kallxim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie, i cili, siç është shprehur ai, nuk është duke i zbatuar vendimet e gjykatës për këta punëtorë që sipas tij, parashihet që punëtorët t’i kthejë në punë.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria Themelore që të reflektojë sa më shpejt në këtë drejtim.

Shaban Marovci, punëtor i larguar, i cili punonte në distribucionin e Gjilanit ka thënë se rreth 93 punëtorë janë të larguar dhe se kanë fituar dy seanca gjyqësore ndaj menaxhmetit të KEDS-it.

Ai ka shtuar se nga puna janë larguar pa asnjë arsye, ndërsa ka paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa të kthehen në vendet e tyre të punës.

Back to top button