Kërkohet ligj i veçantë për Lotarinë e Kosovës

Kërkohet ligj i veçantë për Lotarinë e Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë kërkuar hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Seancën e mbajtur me 28.03.2019.

Sipas tyre, shkresa të shumta u janë dërguar institucioneve relevante, mirëpo deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit.

Nga takimet e realizuara me të gjitha grupet parlamentare ato kanë shprehur gatishmërinë në përshpejtimin e nxjerrjes së ligjit, por inicimi që duhet të merret nga Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është ndërmarrë ende. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të Institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave. Si ndërmarrje publike ku aksionare dhe pronare është Qeveria e Republikës së Kosovës, punëtorët e Lotarisë së Kosovës kërkojnë nga e njëjta që të përmbush obligimet që i takojnë si pronare e saj”, thuhet në komunikatën e LK-së.

Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj pas vendimit të Kuvendit./21Media