Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë protesta

Duan paga deri në 350 euro

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot mbajti takim me kryetarë të disa shoqatave sindikale, ku u bisedua për gjendjen e keqe të punëtorëve të këtij sektori.

Në këtë takim u tha se ka ende kushte të këqija të punës dhe punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Ne këtë takim të SPSPK-së u vendos që nga java e ardhshme të fillohet me protesta dhe greva, duke kërkuar kushte me te mira të punës dhe paga mbi 350 euro.

Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç./21Media

Back to top button