Punëtorët e shtetit ia shohin hairin 28 Nëntorit, edhe pushim edhe e marrin rrogën

Për shkak të festës së 28 Nëntorit ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin nëntor.

Për shkak të festës së 28 Nëntorit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë shqiptarëve u uron festën e 28 Nëntorit.

Back to top button