Pas bllokadës, reagoi kompania

Pas bllokadës, reagoi kompania

Punëtorët francezë të frustruar me dështimin e negociatave rreth rritjes së rrogave, e bllokuan fabrikën më të madhe të Nutellës. Tensionet po rriten në Villers-Ecalles në Normandi, ku aktivistët ndaluan hyrjen dhe daljen e kamionëve nga fabrika për një javë.

Pas gjashtë ditësh të përpjekjeve të dështuara për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve, pronari i Nutellës, kërcënoi punëtorët e përfshirë në bllokadë me rroga, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Megjithatë, ky kërcënim nuk u mor seriozisht nga sindikatat, që thanë se 160 nga 350 punëtorë të sindikatës po marrin pjesë në greva për rritjen e pagës për 4.5% dhe kushte më të mira të punës.

Nga kompania thanë se duan ta vazhdojnë dialogun. Negociatat e ardhshme janë caktuar më 13 qershor./21Media