Punëtorëve të shtetit nga një janari u rriten pagat

Këtë lajm kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ka miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës

Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se me këtë vendim aprovohet rritja e pagave nga një janari dhe bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.

Këtë lajm kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë. Sipas tij kanë pasur konsulta me të gjitha sindikatat dhe janë zotuar që të mbajnë vëmendje tek rritja e pagave.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndër të tjera, u miratuan vendimet e mëposhtme:

 Ngritja e shumës së kompensimit për skemat e ndihmave sociale për 20%
 Të gjitha qendrave për strehimin e viktimave të dhunës në familje u ndahet ndihmë qeveritare në vlerë prej 65 mijë euro
 Rritja për 4% për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti

Back to top button