Komuna Veriore kërkon më shumë siguri, BE pret vazhdimin e punimeve

Komuna Veriore kërkon më shumë siguri, BE pret vazhdimin e punimeve

Ndonëse ishte paraparë që ura mbi lumin Ibër të hapet për qarkullim të automjeteve më 10 janar të vitit 2017, kanë kaluar tashmë 6 muaj që kjo urë ende nuk u lirua plotësisht. Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë pezulluar punimet në pjesën tyre, siç thanë deri sa të krijohet një ambient i sigurt për zhvillimin e punimeve. Në pjesën Jugore thonë se këto shqetësime të pjesës tjetër të Mitrovicës nuk qëndrojnë, Ndërsa BE pret që punimet të rinisin shpejtë./21Media