Artistët kanë shprehur dhimbjen e tyre për vdekjen e ikonës së muzikës Françesk Radi

Artistët kanë shprehur dhimbjen e tyre për vdekjen e ikonës së muzikës Françesk Radi

Se muzika dhe arti shqiptar humbën një nga ikonat e tyre, këngëtarin e mirënjohur Françesk Radi kjo u bë qartë nga reagimet e ndryshme të artistëve tanë të cilet shprehen dhembjen e tyre për vdekjen e Radit, shkruan rtv21.tv

Ndryshe këngëtari i mirënjohur Françesk Radi ka vdekur sot pasdite, në moshën 67 vjeçare pas një sëmundje të rëndë

Radi ka qenë ndër emrat më të njohur të muzikës së lehtë përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta,me ç ‘rast arti shqiptar sot ka pësuar një humbje shumë të madhe.

Françesk Radi është i njohur për hitet: “ Humba Pranverën”, “ Adresa”, “Biçikleta”, “Oj Zogo”, e shumë këngë të tjera të cilat dëgjohen edhe sot./21Media